Telegrafi

Ja çka thanë Ahmeti dhe Sela për takimin e sotëm (Video)

Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje sot në Shkup kanë zhvilluar takime të ndara me LR-PDSH dhe Lëvizjen BESA.

Lidhur me takimet e zhvilluara, anëtari i lartë i Vetëvendosjes dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për temat e këtyre takimeve, njofton Tv21.

Ahmeti tha se këto janë takime të rregullta pune, të cilat i zhvillojnë herë në Shkup e herë në Prishtine me këto parti, dhe i perkrahin plotesisht në misionin e tyre, pasi që sipas tij, platforma politike e Vetëvendosje përputhet me parimet e kësaj partie opozitare./Telegrafi/