Site icon Telegrafi

Ja çka përmban një iftar i shëndetshëm

Koha e iftarit është pjesa më e mirë e ditës gjatë agjërimit, por iftari mund të jetë sfidues për njerëzit që dëshirojnë t’i përmbahen zakonit të të ngrënit mirë edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të keni një iftar të ekuilibruar, pasi që duhet të mbusheni me energji dhe do të merrni ushqime që ju ndihmojnë të agjëroni ditën e nesërme. Ju duhet të bëni përpjekje shtesë për të konsumuar ushqimet e duhura për të marrë vlerat ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.

Ne ju këshillojmë që të pini sa më shumë ujë, lëngje dhe qumësht nga iftari deri  në fund të syfyrit. Kjo do të parandalojë dehidratimin dhe do të sigurojë trupin tuaj me lëngje të nevojshme për funksionim normal të organizmit.

Kini kujdes të mos konsumoni lëngje me sheqer të shtuar, pasi që ato ju dehidratojnë. Shembull i përkryer i lëngjeve natyrale të frutave pa sheqer të shtuar dhe pa ngjyrues artificial janë lëngjet COOP Italia, të cilat janë të shijshme dhe me shumë vitamina.

Përveç kësaj, mos harroni të konsumoni pemë dhe perime të freskëta, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e iftarit.

Më tej, iftari juaj duhet të përmbajë ushqime me shumë karbohidrate, mundësisht komplekse. Ushqime të tilla janë orizi , makaronat dhe buka – të gjitha integrale, patatet, etj. Karbohidratet komplekse janë burim i energjisë për kohë më të gjatë, i fibrave dhe i mineraleve. Ju duhet të kujdeseni që kur i bleni këto produkte të mos përmbajnë vaj palme ose shumë kalori.

Prandaj, bleni produkte nga kompani të cilat janë transparente rreth përmbajtjes së produkteve, në mënyrë që të siguroheni që po bleni produkte cilësore, që ju japin energji, që përmbajnë karbohidrate dhe që nuk përmbajnë shumë kalori.

Kështu do të keni agjërim sa më të lehtë. Produkte transparente, cilësore dhe të sigurta janë produktet COOP Italia, të cilat mund t’i gjeni vetëm në supermarketet Super Viva. 

(artikull i sponsorizuar)

Exit mobile version