Policia e Munichut rreth orës 02:00 të mëngjesit ka zhvilluar bastisjen në banesën e prindërve të vrasësit 18 vjeçar.
Sulmuesi gjerman me origjinë nga Irani vrau veten, pasi vrau edhe nëntë persona të tjerë, tri prej të cilëve shqiptarë nga Kosova, duke lënë edhe 27 të lënduar.
Për këtë sulm, ai kishte kohë që kishte menduar dhe kishte planifikuar, gjithnjë sipas policisë gjermane.
Policia në Munich ka konfirmuar se në bastistjet që ka zhvilluar në banesën e prindërve të 18 vjeçarit ka gjetur materiale se si kryhen sulme të armatosura në vende publike, shkruan Telegrafi.
Pamje nga bastisjet para banesës së prindërve të sulmuesit 18 vjeçar…
Por, policia pranoi se nuk ka gjetur në këtë banesë materiale islamike ose që ndërlidhen me ekstremizëm fetar ose me ISIS-in.
Kështu pista e ISIS-it për momentin është lënë jashtë opsioneve nga policia gjermane, teksa dyshohet se motivi ka qenë hakmarrje pas problemeve psikologjike që djaloshi pësoi në shkollë nga bashkëmoshatarët e tij. /Telegrafi/