Telegrafi

Ja çka bëri një prind për ta larguar vajzën nga telefoni (Video)

Adoleshentja e ulur në një divan në shtëpinë e saj në Brazil, është frikësuar kur në prehër i ka rënë një hardhuce e gjatë afro dhjetë centimetra, transmeton Telegrafi.

Ajo ngrihet në këmbë e tmerruar dhe fillon të bërtet, teksa nuk e lëshon telefonin nga dora.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni britmat e vajzës histerike, pasi babai ia hedh hardhucën./Telegrafi/