Site icon Telegrafi

Ja cili është populli më gënjeshtar në botë

Pjesë e këtij studimi kanë qenë 1500 persona, përkatësisht rreth 100 persona nga 15 vende të botës. Atyre u është dhënë detyra të hedhin monedhën e metaltë dhe të njoftojnë nëse kanë fituar “kokë” a "pil", ku në të parën fitoje pesë funte, në tjetrën tre.

Sipas studiuesve, pjesëmarrësit nga Kina tregonin se kishin fitim më të madh se në të vërtetë, ndërsa britanikët ishin më të sinqertë.

Turqit mashtruan në gjashtë pyetjet e kulturës së përgjithshme nga fusha e muzikës, ndërsa për gjysmën prej tyre pohonin se përgjigjen mund ta gjejnë vetëm përmes “Google”-it.

Britanikët dhe japonezët ishin ata që u treguan më të sinqertët në këtë fushë.

Pjesë e këtij studimi nuk ishin shqiptarët.

 

Exit mobile version