Ekipi i Katica Janevës të enjten në konferencë për shtyp me gjasë do t’i publikojë dyshimet e veprimtarive kriminale në lidhje me “Sun City”, ngjarje e cila inspektohet më shumë se pesë muaj, njofton 24 Vesti. Në maj Janeva vizitoi komunën Sopishte dhe u interesuar për historinë e ndërtesës. Hetimi nuk ka të bëjë me investitorët aktualë turq, por është e përqendruar në përpjekjen e dështuar nga një kompani izraelite për ndërtimin e lagjes. Por, PSP nuk zbulon asgjë zyrtare.
‘Nuk mund të informojmë ndonjë hollësi, gjithçka që është e nevojshme lidhur me hetimet, ne do të njoftojmë në konferencën për shtyp pas dy ditëve’, thonë nga PSP.
Lënda e dytë ende ka të bëjë me marrëveshjen e një numri të madh të provave dhe dëshmitarëve për një nga objektet më të mëdha të Shkupit 2014. Edhe ky rast ka qenë nën shqyrtimin e Katica Janevës. Përndryshe Kryetari i Qendrës tre muaj më parë ka dëshmuar në PSP, në lidhje me projektin dhe ka dorëzuar raportet e auditimit te prokurorja Janeva.
Të dy hetimet kanë vazhduar serinë që mba emrat operativ të rasteve që fillojnë në T, thanë burimet e 24 Vesti.
Rreth dy muaj më parë në PSP dëshmoi edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska. Pas largimit nga ndërtesa e Prokurorisë Special, ajo nuk i tha detajet se për çfarë rasti ishte thirrur, por tha se ka ardhur me kënaqësi, për të të treguar se ministria e saj ka punuar sipas ligjit. /Telegrafi/