Telegrafi

Ja cilët janë kryetarët më të suksesshëm në komunat e Shkupit

Portali SkopjeInfo.mk për të tretin vit me rradhë ka realizuar anketë për kryetarët e komunave të cilët kanë qenë më të suksesshëm në Shkup, sipas së cilës fitues ka dalë kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm i votave, Konevski ka marrë 27% (3710 vota). Në vendin e dytë me 2450 vota është kryetari i Komunës së Karposhit, Steço Jakimovski, ndërsa në kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski është në vendin e tretë me 2256 vota.

Më pas në rezultatet e kësaj ankete janë edhe kryetarët e Çairit dhe Kisella Vodës, ndërsa më pak vota kanë marrë kryetarët e Komunave të Sarajit, Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Gazi Babës.

Në këtë periudhë në anketë kanë votuar gjithsej 14,109 lexues./Telegrafi/