Telegrafi

Ja cilët akse rrugore në Maqedoni i shkatërroi moti i keq

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 unaza Manastir-Resnjë, qarkullimi është në ndërprerje në dy drejtimet. Si alternativë qarkullimi është riorientuar përmes qytetit të Manastirit.

Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” i kanë pastruar orteqet në aksin rrugor Koçan-Dellçevë. Për shkak të reshjeve të shiut dhe mundësisë për aktivizim të sërishsëm të rrëshqitjes së dheut për shkaqe parandalimi aksi rrugor Koçan-Dellçevë mbetet i mbyllur. Qarkullimi është riorientuar përmes Vinicë-Smojmirovë-Dellçevë.

Dje prej orës 17:00 në rrugën komunale f.Pollogu i Poshtëm – f. Obleshevë para lumit të Koçanit komunikacioni është ndërprerë për shkak gropimit në aks dhe është bërë kanal për dërgimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.

Sipas informatave të  MPB prej orës 12:20 dje në aksin rajonal Berovë – Vinicë në vendin Obozna për shkak të shembjes së gurëve komunikacioni zhvillohet në një korsi, njofton Tv21.

Në aksin rrugor Kumanovë- Kriva Pallankë afër f. Stracin, ka rrëshqitje të dheut me baltë dhe dhe, me çka është përfshirë një korsi nga rruga. Rekomandohet vozitje e kudjesshme dhe përcjellje e sinjalizimit të vendosur të qarkullimit. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë punojnë intensivisht në pastrimine  oretkut dhe në nomalizimin e dy korsive për zhvillim të papenguar të qarkullimit.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesusht të lagështa. Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit, e cila nuk mbetet në rrugë.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi – Udovë, Vinicë – Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/