Telegrafi

Ja cilën këngë po dëgjonte shoferi, që e zuri gjumi teksa voziste (Video)

Në Australi është regjistruar një rast ironik, kur një veturë është përplasur, teksa shoferi që po e ngiste ishte duke fjetur.

Derisa në sfond dëgjohet kënga e Chris Brows “Don’t wake me up”, që do të thotë “mos më zgjo”, shoferi fle dhe vetura del nga rruga e përplaset për një pemë, transmeton Telegrafi.

“Derisa në këngë thuhej, ‘mos mos më zgjo nga gjumi’ unë vozisja i pa shqetësuar”, ka shkruar ai, në videon e plasuar në Facebook.

Me anë të këtij regjistrimi, ai kërkon që shoferët të mos vozisin nëse janë të përgjumur, sepse mund t’ju ndodhë një rast i njëjtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IpQgBph5iBM