Telegrafi

Ja cilat lagje nuk do të kenë ujë nesër në Prishtinë

Për shkak të punimeve teknike- kyçjeve të dy gypave kryesor, nesër lagjja”Ulpiana” me ndërprerje uji
Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët e lagjes ”Ulpiana” në tërësi, se nesër (e martë), nga ora 08:00-16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht kyçja e dy gypave të rinj me diametër fi 315 mm dhe 250 mm, gypa këta që e furnizojnë me ujë të pijshëm lagjen e lartcekur”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit. /Telegrafi/