Adnan Januzaj është gati për të t’u ‘divorcuar’ me Manchester Unitedin.
Mediat angleze shkruajnë se reprezentuesi i Belgjikës është takuar me Jose Mourinhon për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.
Mourinho e ka vlerësuar tepricë Januzajn, dhe thuhet se 21 vjeçari tashmë është informuar se ai mund të largohet nga ‘Old Traffordi’ në formë huazimi.
Anësori shqiptar është duke u kërkuar nga Evertoni, Sunderlandi, por raportohet se interesim për lojtarin kanë shprehur edhe AC Milan, Ajaxi dhe PSG-ja.