Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për falje, kryetari Gjorge Ivanov ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me atë se kë do ta falte e kë jo, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai u drejtohet qytetarëve të Maqedonisë duke u thënë që të jenë të qetë sepse kurr nuk do të falte pedofilë, dilerë droge, vjedhës votash, terroristë, apo edhe ekstremistë. Ivanov zotohet se do ta kryej detyrën e tij si që e ka bërë deri tani, në interes të shtetit./Telegrafi/