Site icon Telegrafi

Ja çfarë thotë dhe çfarë në të vërtetë mendon dentisti juaj

Ja disa nga thëniet më të shpeshta të dentistëve dhe çfarë ata vërtetë mendojnë, transmeton Telegrafi.

1. Dentisti thotë: “Hape gojën”.
Dentisti mendon: “Hape gojën shumë dhe mbaji buzët e relaksuara, përgjigju të gjitha pyetjeve që do t’i bëj dhe mos e lëviz nofullën”.

2. Dentisti thotë: “A e ke përdorur perin për pastrimin e dhëmbëve”.
Dentisti mendon: “E di shumë mirë që nuk e ke përdorur perin për dhëmbë dhe për pesë minutat e ardhshëm, do të të bëj të ndihesh keq për këtë”.

3. Dentisti thotë: “Do të të bien të gjitha dhëmbët”
Dentisti mendon: “Kjo është e vetmja mënyrë, për të bërë të përdorësh perin për pastrimin e dhëmbëve”.

4. Dentisti thotë: “Do të të japë vetëm një injeksion të vogël”.
Dentisti mendon: Të lutem mos e shiko gjilpërën, e të kuptosh sa e gjatë është, e të fillosh të bërtasësh pastaj”.

5. Dentisti thotë: “Vetëm se do t’i pastroj pak dhëmbët”.
Dentisti mendon: “Do të t’i fërkoi dhëmbët deri te mishrat, me grepin e fortë nga metali, sepse stomatologjia nuk ka evoluar aq në 100 vitet e fundit”.

6. Dentisti thotë: “Nuk do të ndjesh asgjë”
Dentisti mendon: “Do të ndjesh të paktën një pjesë të saj. Më fal”.

7. Dentisti thotë: “Do të kesh vendin të mpirë komplet”.
Dentisti mendon: “Kemi vetëm gjysmë ore kohë, derisa të kryejmë këtë seancë, e çfarë ju ndodhë rrugës apo në shtëpi, më nuk më intereson”.

8. Dentisti thotë: “A pini shumë pije të gazuara?”
Dentisti mendon: “Smalti i dhëmbit tuaj është shkatërruar dhe nuk ke kë të fajësosh pos vetës”.

9. Dentisti thotë: “Ndihmësja do të ju mbajë dorën nëse doni”.
Dentisti mendon: “Ndihmësja do të ju mbajë, sikur të jeni duke u ngritur me aeroplan”.

10. Dentisti thotë: “Më duhet të shikoi edhe njëherë dhëmbin”
Dentisti mendon: “Do të ju jap një të goditje të shkurtër, me këtë mjetin torturues, që jam duke e fshehur nga ju”.

11. Dentisti thotë: “Mos u përpini”
Dentisti mendon: “Kam vënë diçka që nuk duhet në gojën e juaj, kështuqë assesi mos u përpini”.

12. Dentisti thotë: “Nuk do të jetë aq keq, sa ju mendoni se do të jetë”
Dentisti mendon: “Shpresoj që njerëzit të mos lexojnë më në internet, tregime për stomatologji.”

13. Dentisti thotë: “Shkoi mirë”.
Dentisti mendon: “Ishe një pacient i tmerrshëm, i lëvizshëm, nervoz dhe i padurueshëm, por ju siguroj se e kam bërë më të mirën dhe deri herën tjetër, të keni hequr frikën nga dentisti”.

14. Dentisti thotë: “Ja disa mostra falas të pastave të dhëmbëve”.
Dentisti mendon: “E sheh, jam njeri i mirë. Mos më urrej të lutem” /Telegrafi/
 

Exit mobile version