Partnerët e lumtur thonë “faleminderit” në vend të “më vjen keq”
A i kushtoni më shumë rëndësi kualiteteve, apo të metave?
A thoni “faleminderit për mirëkuptim” apo “më vjen keq nuk mund të flas për këtë…”
Kjo është krejt çështje e zgjedhjes dhe perspektivës. Nëse përqendroheni në kualitet dhe në anën pozitive të lidhjes, kjo do t’ju bëj të ndjeheni më të mbushur dhe më të lumtur, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se gjithmonë ka vend për më mirë dhe më shumë, lumturia nuk varet gjithmonë nga perfeksioni.
Partnerët e lumtur thonë “ne/e jona”, e jo “unë/ e imja”
Të përfshini edhe partnerin në çdo fjali është shenjë e rëndësishme që tregon se sa e fuqishme është lidhja juaj.
Kur të pyesin “Çfarë bëre sot”
Kjo mund t’ju duket e zakonshme, mirëpo kur vërtetë dëshironi të dini se si e ka kaluar ditën partneri, ata e ndjenjë këtë dhe e kuptojnë se po i kushtoni kujdes dhe dashuri.
Ndjenjat e vërteta për njëri-tjetrin më së miri shprehen në gjërat e vogla të përditshme që i bni dhe ndani.
Thonë “po” vetëm atëherë kur e mendojnë
Çiftet e lumtura nuk kanë nevojë t’i aprovojnë mendimet e njëri-tjetrit çdo herë.
Ata i pranojnë dhe i respektojnë diferencat e njërit-tjetrit, dhe kjo vetëm sa i lidh ata më shumë.
Gjithmonë thonë “natën e mirë”
Çiftet e lumtura e ndjekin rregullën e vjetër që thotë se nuk mund të shkoni të flini të zemëruar, dhe gjithmonë e gjejnë një mënyrë për t’i ndrequr gjërat dhe për ta rikthyer paqen para se të flenë.
Nëse i uroni natë të mirë partnerit është shenjë e mirë se po kujdeseni për të. /Telegrafi/