Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka rrëfyer më të rejat nga karriera dhe jeta private.
Ndonëse opinionistët e këtij emisioni tentuan t’i bëjnë pyetje provokuese bukuroshes Vjollca, ajo u tregua mjaft e matur që në momentin e parë, duke mos hezituar të marrë edhe ngjitës me vete, për tu mbyllur gojën atyre që i bën këtë pyetje.
Sido që të jetë, paraqitja e saj është cilësuar si dinjitoze, dhe Luana ka arritur të marrë vlerësimin maksimal jo vetëm nga fansat, por edhe tek familjarët e saj.
Ajo ka ndarë me fansat së fundmi një mesazh që ia ka dërguar nëna e saj, pasi ka parë emisionin, e cila i kishte shkruar plot fjalë mbështetëse të bijës, duke i thënë se ndjehet krenare për të.
Gjersa Luana, e lumtur për këtë fakt ka shkruar: “Suksesi më i madh i imi është të të bëj ty krenare. Të dua Mama!”.