Në rend dite të seancës 101 të Kuvendit të Maqedonisë, që folësi Trakjo Veljanoski e ka thirrur pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, është ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me procedurë të shkurtuar, me të cilën fshihen nenet ku parashihet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nuk parashihet datë e re për zgjedhjet. Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje është inicuar nga koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, dhe ky propozim nuk mban datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në tekstin e propozuar thuhet se me zgjidhet e propozuara në Ligjin për Zgjedhje, nuk parashihet data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Tani për tani, kjo është pika e vetme e rendit të ditës, e cila është caktuar për në ora 16./Telegrafi/