Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur shumë optimist për pranimin e Kosovës në FIFA.
Ai deklaroi që sot kryetari Fadil Vokrri do ta ngritë flamurin e Kosovës në mesin e vendeve tjera të pranuara në FIFA.
“Nuk besoj që do të ketë komplikime si në UEFA dhe jemi shumë optimist që gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet dhe do të pranohemi me të drejta të plota në FIFA”, deklaroi Ademi për “RTK”.
“ Sot Fadil Vokrri do ta vendos flamurin e Kosovës në mesin e shteteve tjera të pranuara në FIFA”, shtoi ai.