Site icon Telegrafi

Ja çfarë përmban ultimatumi i ”Revolucionit Laraman” për qeverinë (Video)

Në ditën e mbytjes së Martin Neshkovskit, pikërisht pesë vjetë më parë, kur aktivistët e OBRM-PDUKM-së festuan fitoren e zgjedhjeve, ”Revolucioni Laraman” dhe Lëvizja ”Protestoj”, kanë shpallur një ultimatum për qeverinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë nga qeveria që deri më 18 qershor, të plotësohen dy kërkesat kyçe të tyre. Aktivistja Simona Spirovska, deklaroi se një nga kushtet e tyre është plotësuar, pra shfuqizimi i vendimit për falje, por mbeten edhe dy kushte kyçe, të cilët janë: deklarimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetueshmërinë e PSP-së, të cilës i kanoset rreziku që të shpallet jokushtetuese, dhe kërkesa e dytë është ndërprerja e përndjekjes së demonstruesve, pra të tërhiqen të gjitha paditë kundër tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve META, Spirovska ka deklaruar se këto kërkesa duhet të plotësohen deri më 18 qershor, ndryshe ”qytetarët do ta marrin demokracinë në duar të tyre dhe në mënyrën e tyre”./Telegrafi/

 

Exit mobile version