Një grua nga Shtete e Bashkuara, ka menduar se iu është shqyer kapaku i syrit, në momentin që ka teshtirë, derisa po i lakonte qerpikët.
Ajo është frikësuar shumë, meqenëse nuk ka mundur të ndalojë, ndërsa ka përjetuar dhimbje të madhe.
Por, gruas së paemëruar nuk i ka ndodhur asgjë në kapakun e syrit, por iu janë shkulur një numër i madh i qerpikëve.
Në fotografitë e plasuara në Reddit, shihet mjeti për zbukurim, së bashku me një numër të madh të qerpikëve, si dhe gruaja me syrin e dëmtuar.
“Në udhëzime nuk shkruan, por po ju paralajmërojë që të mos teshtini, derisa e kryeni këtë proces të grimit”, ka shkruar ajo, përbri fotografive. /Telegrafi/