Më herët është raportuar se një hamburger nga McDonald’s, mund të qëndrojë për muaj të tërë pa u kalbur.
Por, tani është provuar që të shkatërrohet një ‘Big Mac’, me anë të një materiali super të fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihet procesi pasi t’i jetë hedhur këtij ushqimi acidi sulfurik.
Pas qëndrimit për gjysmë ore në këtë lëng, hamburgeri nxihet në masë të madhe, por nuk e humbë strukturën. Madje, është ende i butë dhe mund të pritet në gjysmë.
Duke marrë parasysh se acidi sulfurik e shkrinë metalin, gurët dhe lëkurën e njeriut, mund të themi se material i përdorur në përgatitjen e këtij ushqimi është shumë i fortë.
Ky filmim, është bërë për të treguar rreziqet që i vijnë organizmit nga ushqimet e shpejta që nuk e kanë asnjë vlerë. /Telegrafi/