Telegrafi

Ja çfarë ndodhë kur topi i basketbollit hidhet nga lartësia prej 126 metrash (Video)

Video u xhirua në pellgun Gordon në Tazmania, që është 415 metra i lartë.

Topi në fillim bie ngadalë, por pastaj fluturon dhe largohet po si një zog.

“Unë vetëm e hodha atë poshtë, nuk kisha ide se topi do të fluturonte kështu,” thotë djaloshi që e hodhi atë.

Kjo ndodh për shkak të efektit të quajtur Magnus, i cili shpjegohet kështu:

“Përderisa topi arrin shpejtësinë, ajri në anën e përparme të topit shkon në të njëjtin drejtim të rrokullisjes së tij dhe për këtë arsye zvarritet së bashku me topin dhe e shtrembëron atë mbrapa. Ajri në anën tjetër lëvizë në të kundërtën e rrokullisjes së topit, kështu rrjedha ndahet nga topi në vend se të shtrembërohet”, tha ai.

Ky efekt ishte zbuluar në vitin 1852 nga Heinrich Gustav Magnus, që e mori edhe emrin nga ai, transmeton Alb Fax.