Kjo është ajo që ndodhë kur këmbën iu zë spazma e tmerrshme, e njohur si ngërç, transmeton Telegrafi.
Dikush e ka postuar në Snapchat, momentin kur pulpa e tij e këmbës lëvizë në mënyrë të çmendur.
Po çfarë është ngërçi?
– Ngërçi është muskuli që tkurret apo mblidhet papritmas
– Është shkurtimi dhe ngushtimi i muskulit, ai që e shkakton dhembjen
– Ngërçi zgjatë nga disa sekonda, deri në dhjetë minuta
– Gjatë asaj periudhe, nuk mund të kontrolloni muskulin e trazuar
– Ende nuk janë të qarta arsyet pse ndodhin ngërçet, por besohet se janë të lidhura me sëmundjet në mëlçi, ushtrimet apo ndonjë mjekim i caktuar /Telegrafi/