Xhamia Nasir al-Mulk, e njohur gjithashtu edhe si ‘Xhamia Rozë’, është një nga mrekullitë arkitekturale që ndodhen në botë.
Çdo ditë, kur rrezet e diellit e godasin xhaminë, ndërtesa e tërë mbushet me një ylber ngjyrash. Pothuajse çdo ngjyrë e imagjinueshme shfaqet në dyshemetë e kësaj xhamie, duke krijuar një pamje madhështore, transmeton Lajmi.net.
Muret dhe dritaret, të ngjyrosura, shkëlqejnë kur rrezet e diellit i godasin ato. Brendësia e kësaj xhamie është e bukur gjithashtu edhe kur nuk ka rreze të diellit.
Por, nëse ndodheni brenda kur rrezet e diellit e godasin atë, është diçka magjike.
Shikojeni se si duket ajo: