Site icon Telegrafi

Ja çfarë ndodh kur kaloni përmes një grope në rrugë – dëmi që i shkaktohet veturës! (Video)

Shtigjet tona të udhëtimit shpesh fshehin pika të rrezikut, dhe ndër rreziqet më të mëdha gjatë vozitjes janë gropat që krijohen kudo dhe që mund të na befasojnë në çdo kohë.

Madje, ne të gjithë bëhemi nervoz kur një gropë e krijuar në rrugë “na del përpara” dhe të cilën thjesht nuk mund ta shmangim.

Megjithëse, të gjithë supozojmë se kalimi i shpejtë në gropë nuk është gjë e mirë për makinën tonë, shtrohet pyetja, çfarë ndodh në fakt me makinën tonë kur përballemi dhe “godasim” një gropë të tillë?

Sipas një shkrimi të publikuar në internet, përcjell Telegrafi, goditja dhe kalimi nëpër gropa në rrugë mund të jetë më e rrezikshme se sa mendoni.

Me çdo goditje të fortë, ju dëmtoni gomën tuaj, rrotat, sistemin e frenimit dhe jo vetëm.

Madje vlerësohet se ndonjëherë nevojitet vetëm një godite e fortë, e mjaftueshme për të çuar në një katastrofë të plotë në të cilën njerëzit mund të dëmtojnë seriozisht veten dhe madje të humbasin jetën.

Por për të parë më saktë se çfarë në fakt ndodh në rast se goditni një gropë në rrugë, shihni videon më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version