Faza e parë: Eksitimi
Fillimisht ndodhin ndryshime fizike, për mashkullin penisi dhe ndoshta thimthat fillojnë të erektohen, ndërsa te gruaja, vagjina fillon të zgjatet dhe lubrifikohet, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, për të dy gjinitë ritmi i zemrës, shtypja e gjakut dhe frymëmarrje përshpejtohen.
Faza e dytë: “Rrafshnalta”
Ndryshimet fizike vazhdojnë të ndodhin.
Dy partnerët përjetojnë frymëmarrje të rëndë, puls të ngritur dhe spazma në muskuj.
Gjithashtu, ndryshime do të ndodhin edhe në ngjyrën e buzëve vagjinale të femrës, ndërsa te meshkujt testikujt do të ngrihen kur penisi i tij është plotësisht i erektuar.
Faza e tretë: Orgazma
Nga katër fazat, kjo është më e shkurtra.
Mashkulli ejakulon dhe vagjina e femrës dhe mitra tensionohen.
Vlen të ceket se femrat zakonisht nuk e arrijnë orgazmën po aq shpejt sa meshkujt.
Faza e katërt: Rikthimi
Faza e katërt parasheh prapë ndryshimin fizik, ku në fakt gjërat kthehen në gjendjen normale, siç ishin para seksit dhe paralojës. /Telegrafi/