Site icon Telegrafi

Ja çfarë mund të shërojë kripa e detit

different types of salt (pink, sea, black, and with spices)

Kripa natyrore e detit krijohet përmes proceseve natyrore të avullimit të ujit të kripur, ndërkohë që përbërësit ruhen. Pikërisht kjo është arsyeja se pse ajo është shumë e shëndetshme dhe ndihmon në parandalimin ose trajtimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore.

Forcon sistemin imunitar
Organizmi është më rezistent ndaj gripit, alergjisë, viruseve dhe sëmundjeve të tjera autoimune.

Efekti alkalizues
Mban nivelin e duhur të acidit në trup dhe në këtë mënyrë e eliminon rrezikun e mundshëm të zhvillimit të sëmundjeve të rënda dhe të rrezikshme për jetën.

Ndihmon në humbjen e peshës
Krijon lëngjet tretëse në organizëm, kështu që ushqimi tretet më shpejt. Pra, e parandalon akumulimin e ushqimit në traktin tretës, gjë që mund të shkaktojë kapsllëk dhe trashje.

Sëmundjet e lëkurës
E zbutë lëkurën e thatë dhe kruarjen, por ndikon mirë edhe kundër sëmundjeve të rënda si psoriaza dhe ekzema. Larja me të i hap poret, e përmirëson qarkullimin në lëkurë dhe i hidraton indet.

Astma
Kripa e detit është efektive për uljen e inflamacionit në sistemin respirator. Ajo e ngadalëson prodhimin e mukusit duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen. Vendosja e një sasie të vogël të kripës së detit në gjuhë pasi ta keni pirë një gotë me ujë, ka të njëjtin efekt si një inhalues.

Zemra
Një gotë ujë me kripë deti mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të lartë, tensionit të lartë dhe e rregullon punën e zemrës. Është një luftëtar i madh kundër aterosklerozës, sulmit në zemër dhe infarktit.

Diabeti
Kripa e detit mund të ndihmojë në zvogëlimin e nevojës për insulinë për shkak se ajo është e mirë për ruajtjen e niveleve të përshtatshme të sheqerit në gjak.

Osteoporoza
Pak më shumë se një e katërta e kripës e cila gjendet në organizëm ruhet në eshtra. Kur trupit i mungon kripa dhe uji, ai fillon ta ‘tërheqë’ natriumin nga eshtrat, gjë që pastaj mund të shkaktojë osteoporozë. Kështu, duke konsumuar mjaft ujë dhe kripë të detit me masë, mund ta parandalojmë osteoporozën.

Spazmat në muskuj
Kripa e detit është një burim i mirë i kaliumit, duke e lehtësuar kështu funksionimin e fibrave muskulore. Në mënyrë efektive ndikon kundër dhimbjeve dhe spazmave të muskujve.

Depresioni
Është dëshmuar të jetë shumë efektive në trajtimin e llojeve të ndryshme të depresionit sepse e ruan nivelin e hormoneve të cilat janë të rëndësishme për ta përballuar më mirë stresin. Këto hormone janë serotonina dhe melatonina, dhe ato ndihmojnë të ndiheni mirë, të relaksuar dhe ta keni një gjumë më të mirë dhe më cilësor.

Exit mobile version