Telegrafi

Ja çfarë moti na pret

Moti nesër në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira me shi të kohëpaskohshëm dhe dukuri të vetëtimës kryesisht në lindje dhe jug të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar sidomos përgjatë lumit Vardar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri në 18, ndërsa ato të ditës prej 23 deri në 30 gradë.

Edhe të enjten do të ketë rritje të vranësirave, vende-vende me kushte për shi lokal sidomos në pjesët jugore të vendit. Edhe më tej do të mbaj mot me erë, ndërsa do të fryjë erë veriore.

Stabilizimi i motit dhe rritja e temperaturave ditore priten nga dita e premte./Telegrafi/