Telegrafi

Ja çfarë i ka thënë Soldado në momentin e penaltisë Neymarit (Foto)

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazimin 2-2 ndaj Villarrealit në La Liga.

Kjo ndeshje vazhdon të diskutohet shumë në media dhe e gjitha kjo për shkak të penaltisë së Neymarit, e cila në fund doli të jetë pika që e shpëtoi Barcen nga humbja.

Lojtarët e Villarrealit ishin të nervozuar me anësorin brazilian, pasi besonin se ai ka simuluar.

Në një moment kamerat kanë kapur sulmuesin spanjoll, Roberto Soldado, ku shihej qartë duke i thënë Neymaruit, “Je një palaço”.

Ndërsa braziliani ia ktheu duke bërë një gjest me dore, duke u munduar t’i tregojë spanjollit se është duke folur më shumë sa që duhet. /Telegrafi/