Telegrafi

Ja çfarë gjeti Agjencia për Revizion te prokurimi i përmendores ”Ushtari në kal”

Pas paralajmërimeve të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski për hetime të PSP-së në lidhje me përmendoret ”Ushtari në kal”, ”Ushtari”, ”Mbreti Samoil” dhe përmendorja e Metodija Andonov – Çento”, edhe PSP-ja ka konfirmuar se ky institucion punon edhe në këto raste, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me njërin nga këto përmendore, respektivisht ”Ushtari në kal”, Agjencioni për Revizion ka gjetur në vitin 2011 mangësi të theksuara në dokumentacionin tenderues, që do të thotë se komuna Qendër duhet ta përsëritë procedurën për prokurimin publik rreth kësaj përmendoreje.

Më tej, fontana me strukturë kalorësi të ”Ushtari në kal” nuk është kryer sipas Ligjit për përmendore memoriale. Çimimi fillestar për këtë përmendore ka qenë 650 mij euro, ndërkaq firma ndërtuese ka nënshkruar marrëveshje prej 3.1 milion euro. Më pastaj, është nënshkruar një aneks-marrëveshje, pasi që për të njejtën përmendore është konstatuar se projekti ka nevojë për plotësime. Kështu, çmimi i ri i projektit ka arritur në 933 mij euro. Në vitin 2008, vetëm për shkritoren, është nënshkuar marrëveshje prej 4.5 milion euro.

Revizioni ka gjetur të dhëna se gjatë viteve 2007-2010, janë marrë obligime për pagimin e rreth 9.2 milion euro, ndërkaq janë paguar vetëm 3.8 milion euro.

Agjencia për Revizion ka gjetur lëshime edhe në procedurat për përpunimin e skulpturave tjera që tashmë janë vendosur, ose duhet të vendosen në pjesën qendrore të qytetit./Telegrafi/