Çfarë duhet bërë kur hamë tepër, pyesin shumë njerëz, sidomos gjatë festave. Ne ju japim disa këshilla
Ekspertët këshillojnë gjithashtu që duhet të hani sallatë jeshile me mish të pjekur në skarë, sepse ndihmon në neutralizimin e efektit të dëmshëm dhe të potencial kancerogjen të ushqimit të përgatitur në temperatura jashtëzakonisht të larta… Dhe ja si ta zgjidhni problemin!
1. Sodë buke
Besohet se një lugë çaji sodë buke mund të ndihmojë në largimin e të përzierave të shkaktuara nga ngrënia e tepërt. E përziejmë në pak ujë dhe e pimë, transmeton Telegrafi.
2. Çaj luleradhiqeje
Çajet e buta, si çaji i kamomilit, zakonisht ndihmojnë me fryrjen dhe parehatinë e shkaktuar nga ngrënia e tepërt e ushqimit. Megjithatë, është edhe më efektiv rrënja e luleradhiqes. Pini një filxhan çaj dhe bëni një masazh të butë stomakut tuaj me lëvizje rrethore.
3. Limon dhe ujë të ngrohtë
Lëngu i freskët i limonit, nëse përzihet me një gotë ujë të ngrohtë, do të ketë një efekt të dobishëm në stomak dhe do të përmirësojë tretjen. Në këtë mënyrë do të largoni fryrjet dhe ndoshta gazrat që mund të shkaktojë mishi.
4. Uthull molle
Uthulla e mollës e bërë në shtëpi, e turbullt mund të jetë zgjidhja më e mirë për këto probleme. Përveç lehtësimit të problemeve me zorrët, kjo pije përmban edhe baktere dhe probiotikë. Ushqimi që keni marrë do të tretet më lehtë dhe nuk do të krijohen radikale të lira, kanë shpjeguar ekspertët.
Ekspertët shpesh theksojnë se duhet të shmangni përzierjen e alkoolit dhe ëmbëlsirave sepse ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh.
Shmangni ushqimin që përmban shumë kripë sepse mund të çojë në dehidrim dhe më pas duhet të “shuani” etjen, kryesisht alkoolin. Kjo nuk çon në të mira, ashtu si konsumimi i shumë ushqimeve të kripura. Përveç ushqimit të kripur dhe pikant mund të shkaktojë probleme. Mund të irritojë stomakun dhe zorrët, por edhe të çojë në dispepsi. /Telegrafi/