Site icon Telegrafi

Ja çfarë bëri nusja pasi anuloi dasmën (Video)

Një grua e cila vendosi që të anulonte dasmën e saj, pasi nuk pranoi që të firmoste një kontratë paramartesore, bëri diçka të mirë për njerëzit në nevojë.

Yiru Sun, e diplomuar në universitetin e Princeton dhe zëvendëspresidente në një agjenci të sigurimit të jetës në Nju-Jork, kishte paguar 8 mijë dollarë për pritjen, që nuk do t’i ktheheshin mbrapsht.

Për këtë arsye, ajo vendosi që ta bënte gjithsesi pritjen.

Sipas “The Telegraph”, Sun ftoi 60 fëmijë në nevojë dhe familjet e tyre duke u dhënë një drekë që do ta mbajnë mend gjatë.

Dreka u bë në hotelin luksoz “Harold Pratt House”, Nju-Jork. “Nuk mund të isha princesha e dasmës sime, por bëra diçka që më bëri të ndihem shumë mirë”, tregoi ajo për “New York Post”.

Ndërsa fëmijët janë shprehur: “Ishte një ditë shumë e veçantë”.

Exit mobile version