Site icon Telegrafi

Ja çfarë bëri Behgjet Pacolli për Sigal Prishtinën

“E falënderoj përzemërsisht zotëriun Behgjet Pacolli, i cili e ka shfaqur gatishmërinë dhe humanitetin e tij, duke na e hequr udhëtimin dhe akomodimin në Kazakistan, për ndeshjen që do ta zhvillojmë me Astanan”, u shpreh Miftari për gazetën Zëri.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se kryeqytetasit do të mundohen të fitojnë ndaj Astanas, për ta siguruar kualifikimin në fazën tjetër të këtij evenimenti.

Në anën tjetër, kapiteni i Astanas, Rustam Yargaliyev mendon se prishtinasit kanë lojtarë me përvojë, të cilët duhet ndalur, ndërsa e përshëndeti lojën e mirë të fundorëve të Bardhekaltërve. Sipas tij, Astana duhet ta fitojë këtë ndeshje, për t’u dhënë fund humbjeve.
 

Exit mobile version