Telegrafi

Ja çfarë bëjnë japonezët: Treni për vetëm një nxënëse, që ajo të shkojë në shkollë (Video)

Stacioni i trenit në Hakkaido të Japonisë, vizitohet nga treni një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Adoleshentja Kana është e vetmja që e shfrytëzon këtë linjë dhe gjithmonë është e vetmuar, transmeton Telegrafi.

Kompania e trenave ka dashur të mbyllë këtë linjë në vitin 2012, meqë ishte ndërtuar një hekurudhë tjetër.

Por, me të kuptuar se kjo linjë është e vetmja nëpër të cilën Kana mund të shkojë në shkollë, kompania ka vendosur ta vazhdojë punën.

Treni do të kenë këtë itinerar deri në mars të vitit 1016, kur Tana të përfundojë shkollën e mesme. /Telegrafi/