Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen deklaroi se u arrit një marrëveshje me laboratorët e Pfizer/BionTech për shpërndarjen e katër milionë dozave të tjera të vaksinave.
Sipas saj, dërgesë duhet të arrijë në shtetet e BE-së në fund të muajit mars. Këto doza do të jenë në dispozicion “para fundit të muajit” përveç dërgesave të planifikuara tashmë dhe do të shpërndahen në proporcion me numrin e banorëve të vendeve anëtare, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
“Kjo do të ndihmojë vendet anëtare në përpjekjet e tyre për të kapërcyer përhapjen e varianteve të reja të virusit” dhe do të kontribuojë në “rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Ursula von der Layen.
Komisioni Evropian njoftoi në fillim të shkurtit se pret shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave në mars.
Komisioni po llogaritet në një rritje në shpërndarjet e vaksinave në tremujorin e dytë nga 300 milionë doza, ose 100 milionë doza në muaj. /Telegrafi/