Kylie Jenner thjeshtë është shumë e suksesshme, shumë e re dhe shumë seksi që të jetë e lidhur me një burrë, dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ajo u nga nga reperi Tyga.
Burime të ish çiftit, kanë thënë se Kylie së fundmi e ka kuptuar se dëshiron që të jetojë single dhe ta shijojë jetën si një 18 vjeçare multimilionere që është.
Kjo do të thotë se ajo po mendon të shëtisë nëpër botë, dhe një arsye tjetër se pse ajo është ndarë, është që nuk janë përputhur me Tygan, i cili është shumë i fokusuar në muzikën e tij, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Kylie po ashtu, është e sigurt se ai e ka tradhtuar dhe për këtë arsye lidhja e tyre ka përfunduar, për të mirë.