Komuna e Skenderajt ka bërë publike agjendën për programin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së“, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Skenderajt.
Po ua sjellim të plotë këtë agjendë:
Më 4 Mars 2016
12:00 Promovimi i librit “Pritje” i autorit Kadri Mehmeti në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj
Më 5 Mars 2016
10:00 Hapja e Turneut “Kupa Adem Jashari” në Voljeboll, në Klinë të Epërme
11:00 Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari“ në Prishtinë, do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së
Ora 13:00 Hapja e Ekspozitës me fotografi e fotografit Sefer Aliçkaj në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” Prekaz
Më 6 Mars 2016
09:00 Homazh pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj
09:15 Homazhe nga institucionet lokale në Kompleksin Adem Jashari në Prekaz
10:00 Homazhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz, nga përfaqësuesit e Institucioneve qendrore
11:00 Finalja e Turneut “Kupa Adem Jashari“në Klinë të Epërme
18:00 Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Më 7 Mars 2016
17:45 Fillon Manifestimi Riti i dëshmorëve, Ndezja e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari“ në Prekaz.
18:00 Vazhdon manifestimi ’’Nata e Zjarreve“ me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.
Paraprakisht qyteti i Skenderajt do të stoliset me flamuj dhe transparente kushtuar Epopesë së UÇK-së!