Site icon Telegrafi

BE-ja 10 milionë euro për Vettingun

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Adela Shera Karapici, gjate nje mbledhje te Forumit Ekonomik te Gruas se Levizjes Socialiste per Integrim. /r/n/r/nKlajda Gjosha, Minister of European Integration and Deputy Minister of Economic Development, Tourism, Trade and Entrepreneurship, Adela Shera Karapici, during a meeting of the Women's Economic Forum of the Socialist Movement for Integration.

Është mbledhur në Tiranë tryeza e radhës e Komitetit të Monitorimit të Fondeve (IPA), ku, veç ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe përfaqësuesve të lartë të Komisionit Europian, ishin të pranishëm dhe aktorë të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj, Gjosha u ndal tek mbështetja që Komisioni Europian i ka dhënë Reformës në Drejtësi dhe në veçanti procesit të “Vetting”-ut.

“BE do të japë 19.1 milionë euro dhe 10 milionë janë vetëm për vettingun”, u shpreh Gjosha.

Gjosha shtoi se për herë të parë, Shqipëria nuk ka asnjë projekt problematik, ndryshe nga një vit më parë, ku ishin 7 projekte të parealizuara.

Edhe përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan progresin e arritur nga Shqipëria, progres i cili përkthehet dhe në zbatimin e projekteve të IPA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version