Nuk është lehtë të inkorporohen xhinset në gardërobë gjatë ditëve të ngrohta të verës, por Jennifer Lopez e ka gjetur një mënyrë për ta bërë këtë përmes një palë këpucëve që janë në formë të xhinseve dhe janë të gjata deri te kofshët.
Këngëtarja e njohur ka marrë vëmendjen e medieve botërore me stilin e saj të ri, duke i mbathur këpucët Versace.
Këto këpucë të brendit italian janë pjesë e koleksionit 2019.
Lopez është parë në New York me një këmishë të madhësisë së madhe, një çantë dore Birking dhe këpucët interesante të cilat kanë pasur në to një xhep edhe nga një rrip të zi në secilën këmbë. /Telegrafi/