Jennifer Lopez konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në rruzullin tokësor.
Këngëtarja 49-vjeçare është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme.
Artistja shihet e pa kuruar dhe pa ‘make-up’ në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
J.LO, e cila duket e përsosur për vite me radhë, duket se ka dashur ta provoj se pse ajo është një nga gratë më të bukura në botë.
Jo vetëm që duket e përsosur në skenat filmike dhe qilimin e kuq, këngëtarja dhe aktorja duket e bukur edhe kur “ndalen të gjitha dritat”.
Përndryshe, latino-amerikania në dy vjetët e fundit është në lidhje me ish-sportistin, Alex Rodriguez.
Theksojmë se javë më parë bukuroshja ka mbetur e mahnitur me performancën e këngëtarit shqiptar, Albert Stanaj. /Telegrafi/