Telegrafi

J-Lo, të mbetet shtatzënë me Casper Smart

Sipas tabloidit amerikan National Enquirer, Casper Smart 25-vjeçar, dëshiron të ketë fëmijë me Jennifer.

“Casper e ka diskutuar temën e bebes për disa muaj, dhe ka qenë më specifik kur i ka thënë se e vetmja dhuratë për Krishtlindje nga ajo do të ishte të pajtohet të bëjnë një foshnjë”.

“Tash duket sikur do ta fitojë dëshirën e tij, pasi Jennifer përfundimisht është pajtuar të mbetet shtatzënë në fillim të Vitit të Ri”, ka thënë burimi.

Jennifer tashmë ka binjakët Max dhe Emme me ish-burrin e saj Marc Anthony. /Telegrafi/