Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez, ka publikuar një fotografi të bezdisshme në rrjetet sociale.
49-vjeçarja shqetësoi shumë fansa duke postuar një imazh, në të cilin shfaqej në shtrat me një sy të mbuluar.
Megjithëse shkaku i saktë i lëndimit ende nuk është i njohur, këngëtarja i shqetësoi ndjekësit e saj në Instagram, të cilët nuk ishin mësuar me postime të tilla.
Për këtë arsye, shumë nga fansat e saj hodhën dyshime nëse këngëtarja do të ishte në gjendje të mbajë turneun e planifikuar, transmeton KP.
J.Lo është aktualisht në turneun e saj të katërt ‘It’s My Party Tour’. Ajo organizoi turneun si një festë të veçantë të ditëlindjes së 50-të, e cila do të festohet më 24 korrik.
Si pjesë e turneut, do të vizitohen katër kontinente – Amerika e Veriut, Evropa, Azia dhe Afrika, dhe do të mbajnë një total prej 36 koncertesh.