Telegrafi

J.LO përkrah ish bashkëshortit dhe të dashurit aktual (Foto)

Ndarja nga Marc Anthony pas shtatë vitesh martese nuk ishte e lehtë për Jennifer Lopezin.

Në një dokumentar, madje nuk i ndalte dot lotët kur deklaronte ndarjen. Por shumë shpejt trishtimi u shua dhe harroi gjithçka në krahët e “toy boy-t” Casper Smart.

Tashmë me kalimin e viteve gjerat nuk janë më si më parë dhe ish bashkëshortët takohen herë pas herë edhe për hir të fëmijëve edhe për çështje profesionale.

Tashmë takimet e tyre janë të qeshura dhe jo më lot në sy. Një dëshmi e marrëdhënies së mirë është edhe kjo foto e publikuar nga Shannon de Lima, partnerja e re e Marc Anthony-t.

Në të janë së bashku, J-Lo, ish bashkëshorti, partneri i saj aktual Casper Smart, Shannon dhe dy persona të tjerë.

Nga komenti i saj duket sikur ajo dhe Jennifer-i janë bërë shoqe të ngushta. “Kam kaluar momente fantastike në Vegas. Shfaqja jote ishte e mrekullueshme #jlo. Urime zemër”, ka shkruar e dashura e Marc-ut.