Diva latine shpesh publikon fotografi në rrjetet sociale teksa ekspozon linjat seksi trupore, por në të vërtetë gjërat nuk duken perfekte.
Jennifer Lopez u fotografua në plazh gjatë një pushimeve romantike në Bahamas, ku i kishte propozuar për martesë i dashuri, Alex Rodriguez.
Pas këtyre fotografive të bukuroshes në kostum banje, shumë prej tyre kanë arritur në përfundimin se ajo në të vërtetë zbukuron fotot e saj për Instagram.
Edhe pse kështu duket e bukur, por janë të pakrahasueshme imazhet që sjell në rrjetet sociale me ato që i bëjnë paparacitë.
Theksojmë se bukuroshja tashmë është në përgatitje e sipër të dasmës me ish-sportistin dhe mendohet se ajo do të realizohet gjatë këtij viti.
Ndryshe, 49-vjeçarja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore si dhe të kinematografisë. /Telegrafi/