Telegrafi

J.Lo mbush 50 vjet, Alex Rodriguez i dhuron veturë 140 mijë dollarëshe

Jennifer Lopez mbetet padyshim një ndër ikonat e industrisë muzikore amerikane, por edhe botërore.

Gjatë ditëve të kaluara, bukuroshja ka mbushur plotë 50 vjet, ku ka marrë urime të shumta prej miqve dhe familjarëve.

Këngëtarja me këtë rast kishte organizuar një ndejë në Ishullin Star Island në Miami, u shënua me dhurata ekstravagante, stoli të arta dhe gjësende tjera.

Ajo mbërriti në ndejë me një veturë të kuqe luksoze të tipit Porsche 911 GT3, e cila kushton 140 mijë dollarë, të cilën ia ka dhuruar i fejuari i saj, Alex Rodriguez.

Ky i fundit tashmë ka publikuar disa fotografi dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se ka mbretëruar një atmosferë mbresëlënëse duke u argëtuar të gjithë të ftuarit.

Ndryshe, Lopez edhe pse pas vetes ka lënë pesë dekada, zeshkania shquhet edhe për linjat trupore, të cilat i kanë zili shumë femra. /Telegrafi/