Telegrafi

J.Lo lë pa fjalë të pranishmit në “Billboard Latin Music Awards” (Foto/Video)

Jennifer Lopez në poza seksi, jemi mësuar ta shohim shumë shpesh.

Por, këngëtarja 47-vjeçare i ka lënë pa fjalë fansat e paraqitjen e mbrëmshme në “Billboard Latin Music Awards”.

Ajo kishte të veshur një fustan në formë rrjete që i zbulonte këmbët ndërsa sipër nuk kishte as sytjenet, transmeton Telegrafi.

Lopez për këtë dukje ka marr edhe komplimente të shumta për linjat trupore ndonëse ka arritur pothuajse të 50-tat.

 

Më pas ajo ka ndërruar fustanin dhe është paraqitur me kreacionin e uellsianit, Julien Macsdonald. /Telegrafi/