Telegrafi

J.Lo flet për ndarjen e vështirë nga ish-burri, ndërkohë i tregon çfarë ka humbur (Foto)

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Jennifer Lopez dhe ish-burri i saj, Marc Anthony, njihen për miqësinë e afërt që kanë pavarësisht shkurorëzimit.

Megjithatë, në një intervistë për W Magazine, J.Lo thotë se shpeshherë e ka të vështirë të jetë miqësore me ish-burrin.

46-vjeçarja që ka shfaqur sërish linjat në fotografitë për revistën, thotë se është përpjekur shumë që të mbajë raport të mirë me ish-burrin për hir të fëmijëve të tyre, Max dhe Emme.

“Kur është fjala për punë, unë nuk ndalem kurrë. Por me dështimet personale, kam menduar në vete, ‘kjo është e vështirë’”.

“Kur i dhamë fund martesës, nuk ishte lehtë për të gjetur mirësi. Nuk ishte ëndrra në të cilën kam shpresuar dhe më së lehti ishte të isha keq, e zhgënjyer dhe e nervozuar”.

“Por, Marc është babai i fëmijëve të mi dhe kjo nuk largohet. Andaj më është dashur të punoja që të vendosja gjërat në rregull. Kjo, thënë drejt, ishte puna më e vështirë”, ka sqaruar ajo.

Ish-çifti ishte martuar në vitin 2004 dhe u nda në vitin 2011 pas shtatë vitesh martese. Lopez tash është në lidhje me 29-vjeçarin Casper Smart.