Tani është zyrtare, diva amerikano-latine është pjesë e ekuipazhit të një filmi me striptizere.
Bëhet fjalë për Jennifer Lopezin, e cila konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të ditëve të sotme të botës së hollivudit.
E gjithë kjo edhe në saje të ushtrimeve në palestër që shpenzon shumë orë si dieta përmes ushqimeve të shëndetshme.
“Unë jam stripere. Vetëm dua ta dini. Ramona në zjarr. Në xhirime për rolin e striptistes”, ka shkruar ndër të tjerash.
Në një fotografi të momenteve të fundit që e ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shihet tejet seksi e veshur vetëm në bikini.
Ndryshe, Lopez tashmë ka marrë propozim për martesë dhe së shpejti do të kurorëzohet me Alex Rodriguezin. /Telegrafi/