Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë bashkuar sërish për një arye të ëmbël – ditëlindjen e nëntë të binjakëve të tyre.
Dy ish-ët, të cilët shkëmbyen një puthje në skenë në Latin Grammys 2016, bashkohen gjithmonë në raste festash për fëmijët e tyre dhe e mbështetin njëri-tjetrin, pavarësisht se çfarë ndodh.
Këtë herë, mikesha e JLo, Leah Remini, ishte e para që lajmëroi këtë bashkim të Jennifer dhe Marc, duke postuar një foto nga festa e Max dhe Emme, me hashtagët #familia dhe #memories.
Kohët e fundit, Marc u vu sërish në qendër të vëmendjes për një lidhje me një modele 21-vjeçare vetëm disa ditë pasi kishte deklaruar ndarjen nga Shannon De Lima.
Nga ana tjetër, J Lo na shokoi të gjithëve në “The Ellen DeGeneres Show”, kur tha se ka shumë sipati anëtarin e One Direction, Harry Styles. /Telegrafi/