Shkrimtarja e mirënjohur, J. K. Rowling do të shpërblejë adhuruesit besnik të librit dhe filmit me katër histori krejtësisht të reja rreth Harry Potterit, me rrëfimet e të cilave ka frymëzuar miliona lexues në mbarë botën.
Librat e rinj do të dalin në shitje online më 27 qershor në Pottermore, ku mund të gjenden të gjitha filmat dhe librat për magjistarin “Potter”.
Tregime tematizojnë mësime të ndryshme të shkollës Hogwarts mbrojtjen e artit të errët, parashikime, astronomi dhe kujdesin e krijesave magjike.
Rowling premton të kthehet përsëri në të kaluarën për të mësuar rreth besimeve tradicionale dhe magjisë së Harry Potterit.
“Përgatituni për të lundruar më thellë në historinë e pasur të magjisë ose botës magjike të krijuar nga J. K. Rowling me një seri të re tregimesh të frymëzuara nga Harry Potter”, thuhet në një njoftim.
Libri i parë mbi Harry Potterin u botua në vitin 1997. Historia popullore më pas vazhdoi në shtatë libra dhe u shfaq nëpërmjet tetë filmave.
Libri i fundit rreth Potterit me titull “Shenjtorët e Vdekur”, doli në shitje në vitin 2007. /Telegrafi/