Telegrafi

J. Cole publikon videoklipin e ri “Middle Child”

J. Cole është rikthyer me videoklipin e shumëpritur, “Middle Child”.

Në videoklip që është xhiruar nga King Mez, bosi i Dreamville qëndron para një audience në tapetin e kuq në një ceremoni të ndarjes së çmimeve, para se skena të ndrsyhojë me trupa të vdekur.

Cole shfaqet më pas me një Bentley Bentayga dhe ndalon në një supermarket.

Videoklipi përfundon me Cole që feston në skenën e një gare automobilistike teksa ekipi i tij spërkat të gjithë me shampanjë.

Prodhuar nga T-Minus, “Middle Chld” shënon singline parë të albumit të gjashtë të Cole i cili lansohet këtë vit.

Ai pritet të lansojë edhe tri videoklipe tjera. /Telegrafi/